Rruga Prishtinë-Shkup mbetet e bllokuar, hapet vetëm një korsi në drejtim të Shkupit

Edhe në orët e para të ditës së sotme, rruga Shkup-Prishtinë te Gryka e Kaçanikut  ka vazhduar të jetë tërësisht e bllokuar nga rrëshqitjet e dheut. Por, Ministria e Infrastrukturës së Kosovës, ka angazhuar kompani për mirëmbajtjen e rrugëve, duke u vënë në veprim për ta liruar sa më parë pjesën që ishte bllokuar për çka edhe ishte bërë e pakalueshme për automjete.

Më pas, u mësua se  sot në orën 13 e 20 u lëshua për qarkullim njëra korsi e rrugës Prishtinë – Han i Elezit. Këtë e konfirmoi nëpërmjet telefonit edhe zëdhënësi i Policisë rajonale të Ferizajt, togeri Agim Gashi. Ai bëri me dije se tashmë kjo korsi po shfrytëzohet nga të dyja kahet e lëvizjes së automjeteve.

Përveç tjerash,  Ministria e Infrastrukturës dhe Policia rajonale e Ferizajt kërkojnë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e tërësishëm të rrugës thonë se do të njoftojnë me kohë.    Në kufi, policia e Kosovës udhëzon ngasësit që vijnë nga Maqedonia që për të udhëtuar në drejtim të Prishtinës, të përdorin kalimin kufitar në Glloboçicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button