GROM: KSHZ të respektojë ligjin, të përditësojë listën çdo muaj!

Partia Opsioni qytetar për Maqedoninë i bën thirrje KSHZ që të publikojë listën zgjedhore të muajit mars. Partia e Stevçe Jakimovskit vlerëson se partitë politike e paguajnë KSHZ-në për të marrë listën zgjedhore para çdo cikli zgjedhore në mënyrë që ato të kenë kontroll ndaj mbështetësve dhe simpatizantëve të tyre, njofton TV 21.

Partia kërkon nga KSHZ që konform ligjit të përditësojë listën zgjedhore, çdo muaj.

“Sipas nenit 31 paragrafi 28 të ligjit të njëjtë, KSHZ detyrohet që një herë në muaj të rinovojë listën zgjedhore. GROM e pyet KSHZ-në, pse e lëshon në publik listën zgjedhore të 1 dhjetorit 2015? Ku është lista e rinovuar për 1 janar, 1 shkurt dhe 1 mars? Pse KSHZ e manipulon publikun”, tha Viktor Cvetanovski, Sekretar i përgjithshëm, GROM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button