Rruga Prishtinë-Hani i Elezit, hapet për qarkullimin e automjeteve

Hapet për qarkullimin e automjeteve rruga nacionale N2, Prishtinë-Hani i Elezit. Rruga ishte mbyllur mbrëmë pas shembjeve të dheut.

Për momentin për qarkullimin e automjeteve është vetëm njëri shirit qarkullues. Për të mos pasur probleme gjatë qarkullimit të automjeteve, Policia e Kosovës po e rregullon trafikun, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Në vendin e rrëshqitjes së dheut në hyrjen e Hanit të Elezit, punimet është duke I kryer kompania “Eurokos & Via”, të cilët janë duke punuar për lirimin e rrugës, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button