Pa fitues në duelin Rabotniçki – Renova, Gostivari merr pikë te re

Skuadra e Renovës ka arritur të marrë edhe një barazim, kësaj radhe kundër Rabotniçkit në fushë të saj, skuadër kjo që po synon të arrijë në pozitën që do ti mundësojë Evropën. Ndeshja mundë të thuhet se ishte shumë e zbehtë pa raste të shumta për gol, pasi dy ekipet më shumë ishin angazhuar të luajnë diku në mes të fushë. Pjesa e parë solli nga një rast për dy ekipet. Sahiti i Rabotniçkit u kanos nga goditja me kokë, ndërsa për Renovën tentoi Gafuri nga gjuajtja e lirë.

Në pjesën e dytë e njëjta fotografi, pasi përsëri ekipet vetëm nga një herë rrezikuan pak sa më seriozisht. Gafuri përsëri ishte ai që tentoi me një goditje, ndërsa Altiparmakovski i Rabotniçkit në anën e kundërt. Rabotniçki tani ka 32 pikë dhe mbetet e katërta në tabelë, ndërsa Renova me 22 pikë e gjashta.
Të përkujtojmë se nesër takohen: Shkupi – Sileksi, Metalurgu – Shkëndija, Mlladost – Vardari dhe Bregallnica – Horizont Turnova. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00.

Ndërkohë edhe në Ligën e dytë janë luajtur disa ndeshje të javës së 17-të, ku Gostivari ka aaritur edhe një ndeshje derbi të mbetet e pamposhtur. Skuadra e trajnerit Mensur Jakupi, ka barazuar 0:0 me ekipin e Euromilk. Në ndeshjet tjera Pobeda ka mundur Ljubancin 1:0, “Skopje” e ka fituar Kozhuvin me rezultat 1:0, ndërkohë nesër luajnë Teteki – Vëllazërimi me fillim në ora 14:00. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button