“Biseda pozitive” për të vërtetat dhe mashtrimet rreth HIV-it

Në suaza të aktiviteteve për shënimin e Ditës botërore kundër SIDA-s, 1 Dhjetori, Së bashku më të fuqishëm – grupi për mbështetjen e njerëzve që jetojnë me HIV në Maqedoni në bashkëpunim me personat publikë, sot organizojnë debat me video projektin e titulluar “Biseda pozitive”.

Qëllimi i ngjarjes që do të mbahet në Qendrën kulturore për të rinj në Shkup, është të informojë, edukojë dhe të stimulojë diskutim më të madh në opinion, posaçërisht mes të rinjve, për të vërtetat dhe mashtrimet rreth HIV-infektimit.

Në debat do të flitet edhe për jetën e njerëzve me HIV, për paragjykimet, diskriminim dhe vështirësitë me të cilat ata ballafaqohen në jetën e përditshme, për qasjen deri te trajtimi bashkëkohor me ilaçe dhe rreth asaj si të tejkalohen të gjitha këto probleme dhe sfida.

Lajme të ngjashme

Back to top button