Xhaferri u takua me Kurz

 

Gjatë punimeve që po realizohen në Samitin për Denokraci të Europës Qendrore dhe Lindore, i organizuar nga Instituti Internacional Republikan (IRI) dhe Fondacioni “Akademia Politike” Zv/Kryeministri Musa Xhaferri realizoi një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz i cili njëkohësisht është edhe kryetar i bordit drejtues në Fondacionin “Akademia Politike”.

Kurz gjatë takimit dypalesh me  Xhaferri shprehu vlerësimin e tij dhe falemenderoj Qeverinë e Repubilkës së Maqedonisë për rolin e saj shumë të rëndësishëm në menaxhimin e krizës së emigrantëve nga vendet e Lindjes.

Kurz theksoi se pa konstruktivitetin e Qeverisë së Maqedonisë,vendet e Bashkimit Europian do kishin shumë vështirësi që të përballen me fluksin e madh të emigranteve Sirian.

Xhaferri gjatë diskutimit, j’u përgjigj interesit të z.Kurz për situatën politike në vend duke e informuar atë për gjitha zhvillimet e fundit, si dhe për përpjekjet tona për tejkalimin e një nga situatave më të vështira politike që kalon Republika e Maqedonisë që nga pavarësimi i saj.

Gjithashtu Xhaferri  dhe Kurz biseduan për  e bashkëpunimin në mes të Fondacionit “Akademia Politike” dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Kurz u shpreh i gatshëm për këtë bashkëpunim dhe theksoi se në periudhë sa më të shpejtë kjo ide duhet të konkretizohet në një iniciativë të përbashkët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button