Departamenti i Shëndetësisë LR-PDSH: Investime asimetrike në zonat shqiptare nga Ministria e Shëndetësisë!

 

Përmes një konference për media, Departamenti i Shëndetësisë në LR-PDSH ka reaguar ndaj investimeve asimetrike nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht mungesën e investimeve në pjesët shqiptare.

“Jemi dëshmitarë se Ministria në fjalë paralajmëroi investim kapital në Spitalin Klinik në Shtip me vlerë prej 30 mil. euro duke theksuar se objekti i ri do të ofrojë kushte bashkëkohore për mbi 200 000 banorë të Maqedonisë Lindore, duke duke ju rikujtuar se qyteti i Shtipit ka rreth 40 mijë banorë.

Të mos keqkuptohemi, ne nuk kemi kundër investimeve në fjalë, por ngrejmë zërin kundër investimeve asimetrike në aspekt regjional edhe atë për tre arsye:

  1. Spitalit Klinik në Tetovë poashtu meriton investime kapitale infrastrukturore sepse ndodhet në gjendje të rëndë dhe nuk mund të përballojë nevojat e popullatës tetovare dhe vendbanimeve përreth si dhe rrezikohet funksionimi normal i aparaturës medicinale;
  1. Spitalet e përgjithshme në Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë janë në gjendje të mjerueshme dhe kanë nevojë për investime urgjente në infrastrukturë dhe aparaturë elementare për punë optimale të personelit mjekësor. Në anën tjetër, në shumë komuna shqiptare në Maqedoni si në Saraj, Studeniçan, Haraçinë, Zhelinë dhe komuna tjera nuk ka as poliklinika shtetërore, e mos të flasim për spitale.
  1. Ndërtesa e re e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” ne Shkup u harrua, duheshte të jetë gati vitin e ardhshëm. Ka mbetur një gropë e madhe e mbushur me barishte dhe paraqet një bombë epidemiologjike. Ndërtesa e internos është e vjetër dhe nuk ofron kushte minimale për punë”, thonë nga Departamenti i Shëndetësisë në LR-PDSH .

Departamenti i Shëndetësisë pranë Lëvizjes për Reforma – PDSH kërkon nga qeveritarët shëndetësor që të respektojnë të drejtën e barabartë për mbrojtje shëndetësore të shtetasve në gjithë territorin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button