Jahjaga: Sulmi ka për synim të krijojë pasiguri tek qytetarët

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dënon sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku është e vendosur edhe Presidenca e Kosovës. Ajo e ka cilësuar si veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës.

“Presidentja Jahjaga shpreh shqetësimin e saj për veprime të tilla të vandalizmit ndaj pronës publike dhe private”, ka thënë Jahjaga. “Presidentja Jahjaga kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre dhe apelon te publiku që të ndihmojnë organet e rendit t’i zbardhin këto raste”, ka shtuar ajo, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button