Lëvizja BESA: Adnan Jashari, a je Ministër i Serbisë?

Pas lajmit që Gafurr Dugolli shef i protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë në Kosovë është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë sipas kërkesës së autoriteteve Serbe për dyshimin që të ketë kryer veprën penale “Krime Lufte” në territorin e Republikës së Kosovës, Lëvizja Besa pyet hapur se cili është roli i BDI-së në qeverinë e Maqedonisë?

“Se Maqedonia është një shtet jo i të drejtës u vërtetua edhe sot. Nuk mund të flasim për shtet të së drejtës ku burgosen persona më urdhëresa të dyshimta. Por, fatkeqësia më e madhe është që postin e Ministrit të Drejtësisë e mban një shqiptar i cili edhe pas kësaj ndodhie vazhdon të heshtë.

Andaj Lëvizja BESA kërkon shpjegim nga Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari se në bazë të cilave norma dhe urdhëresa është arrestuar Gafur Dugolli? A është bërë Maqedonia filiale e Serbisë? A është drejtësia e Maqedonisë në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare apo asaj serbe? Sa kriminel serb që kanë bërë masakra në Kosovë dhe Maqedoni shëtisin lirshëm në Maqedoni? Dhe për fund Ministri Jashari a e mbron shqiptarinë apo mos është Ministër i Drejtësisë së Serbisë?”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Redaksia e Portalb-it kontaktoi minsitrin e drejtësisë Adnan Jashari për të kërkuar prononcim për akuzat e lartëpërmendura por ministri ende nuk është përgjigjur në kërkesën tonë.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Cdo here kam shkruar per kete person Adnan Jashari , i cili pretendon se eshte shume i paster ne moral , patriotik, profesional dhe shet moral, por ne fakt kjo eshte fytyra e tij ne realitiet duke ushtruar detyren si minister disa vjecare, e ajo eshte NJE FALSO PREJ NJERIUT, APO SHUMEFYTYRESH

  2. NJE NJERIU, POLITIKIANI APO FUNKSIONERI QE CDO HERE I MERRET FYTYRA PER DOBESIT DHE DESHTIMET E TIJ DHE PAS TE GJITHAVE AI VAZHDON QE MOS TE MERZITET DEH TE NDERMARRE DICKA NE PERMIRSIM APO SEPAKU TE JEP SQARIM E KU ME DOREHQJE, AI ESHTE NJE PERSON SHUME SHUME SHUME I KEQE DJHE I DEMSHEM PER SHOQERINE …
    KJO ESHTE BDI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button