Do të shitet prona e kompanive që janë të falimentuara

Procedurat falimentuese për “Tipo”, “Centro” disa pjesë nga “Hekurana”, “Enti metalurgjik Tito”, Kombinati Kozhar nga Kumanova”, kompanija ndërtimore “Mavrovo”, “Fikom”, “Samarija” dhe të tjera për një vit do të mbyllen me ligjin e ri për përmbylljen e procedurave të falimentimit.

Presin që për më pak se një vit,  ti zgjidhim të gjitha procedurat e vjetëruara të falimentimit, të gjitha këto ato procedura të falimentimit të cilat zgjasin per një kohë të gjatë për shkak të pamundësisë për të shitur pronën me status të papërcaktuar ligjor’, tha Ministri Saraçini. 

Presin që për më pak se një vit,  ti zgjidhim të gjitha procedurat e vjetëruara të falimentimit, të gjitha këto ato procedura të falimentimit të cilat zgjasin per një kohë të gjatë për shkak të pamundësisë për të shitur pronën me status të papërcaktuar ligjor’, tha Ministri Saraçini.

Sipas analizës është konstatuar se sipas dispozitave ekzistuese të Ligjit për shlyerje të detyruar dhe likuidim,  si dhe të Ligjit për falimentim, nuk ishte e mundur të përcaktohet status ligjor i objekteve të jashtëligjshme, të cilat përfaqësojnë pasuritë e debitorit, dhe pikërisht për këtë shkak u përpilua një ligj i veçantë i cili do të zbatohet në rreth 300 falimentime.

Procedura për përcaktimin e statusit ligjor të pasurisë së debitorit në një procedurë falimentimi është shumë e thjeshtë dhe fillon me dorëzimin e një propozimi për procedurë jashtëkontestimore, në njësinë e procedurave jashtëkontestimore të gjyqit, në juridiksionin e të cilit zbatohet procedura gjyqësore.

Ministri Saraçini sqaroi se propozimi për të vendosur statusin ligjor të një objekti të paligjshëm në procedure e falimentimit, caktimi i gjykatës, catimi i emrit dhe adresës së udhëheqësit të falimentimit, përshkrimi i pronës (për të cilën propozohet të caktohet statusi juridik) ndërsa ndaj propozimit dorëzohet edhe vendimi i plotëfuqishëm për hapjen e procedurës së falimentimit ose plan i aprovuar riorganizimi, dëshmi për kyçje në infrastrukturën komunale (dhe atë me datë para hapjes së procedurës së falimentimit) dhe elaborate gjeodezik për të përcaktuar gjëndjen faktike  të objektit të paligjshëm.

Hapi i dytë, procedura e likuidimit të aseteve të pasurive të falimentimit përfshin shitjen e pronës e pasurisë së falimentimit, me anë të shitjes elektronike (me tender), dhe në qoftë se nuk shitet në herën e parë,  shitja përsëritet vetëm edhe një herë (dhe e tërë procedura e shitjes duhet të përfundojë brenda 70 ditëve).

Ligji parashikon dhe dispozitat e ndëshkimeve ose një gjobë prej 10,000 në 15,000 euro, dhe do ti shqiptohet personit përgjegjës.

Lajme të ngjashme

Back to top button