Kasparov: Putin, fajtor për përkeqësimin e situatës në Siri

Politikani opozitar rus, Garry Kasparov, paralajmëron se qëllimi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është të ndajë Europën.

Ish-kampioni i botës në shah nga kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, kritikoi politikat e Putinit.

Ai fajëson Presidentin rus se me sulmet që po kryhen në Siri, ka shkaktuar përkeqësimin e situatës në terren dhe kjo ka detyruar një numër të madh njerëzish të largohen drejt kontinentit të vjetër.

“Qëllimi kryesor i Putinit është që ta ndajë Europën dhe në lidhje me këtë gjë, ai kurrë nuk i ka fshehur ambiciet e tij. Shanset janë shumë të vogla që Rusia të fillojë një luftë kundër NATO-s, pasi Moska e di se kjo do të nxisë reagim ushtarak të aleancës atlantike”, u shpreh Kasparov-i, transmeton TCH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button