Prince Coffee House tani edhe në New York (FOTO)

Prince Coffee House e ka zgjeruar rrjetin edhe përtej Oqeanit Atlantik.

Prince Coffee House ka hapur filial edhe në Arthur Avenue në Bronx të New York-ut.

Përkundër se kompania e ka cilësuar këtë vetëm si një hap simbolik, megjithatë ky është investimi i parë direkt i një firme kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lokali pretendon të punësojë më se 20 punonjës.

Tani edhe në qendrën e botës, në New York, mund të konsumoni produktet e Princ Coffee House, njëjtë si në Kosovë.

Aty do të shpërbehen Espresso, Machiato e deri tek ëmbëlsirat e përgatitura nga kuzhinierët e Prince Coffee House.

Ambienti, të cilin mund ta shini në foto, është rregulluar kryesisht me motive shqiptare ku një staf i zellshëm e i përkushtuar, nga djemtë dhe vajzat nga Kosova do t’ju mirëpresin.

Të gjithë ata që jetojnë në New York, por edhe më gjerë, do të mund të ndalojnë për Machiaton që bota e cilëson si më të mirën – Machiaton e përgatitur nga shqiptarët.

Tani atë do ta pini dhe do t’iu servohet në Prince Coffee House-in e New York-ut, njofton Klan Kosova.

1

2

ballina

3

4

5

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button