Miliarderi Roy që do investonte në Maqedoni, nuk guxon ta lëshojë Indinë

Gjykata e Indisë ka marrë vendim që Subrata Roj dhe drejtorët e kompanisë “Sahara Group” të mos lëshojnë shtetin si dhe ka ndaluar shitjen e cilit do objekt në pronësi të tyre, njofton gazeta “Time of India”.

“Sahara Group nuk arriti që deri më 28 tetor t’i bëjë gati tapitë për pronat e saja që kapin vlerën e rreth 4 miliardë dollarë. Kjo detyron ata që të gjejnë mekanizmat dhe kjo grupacion të kthejë 4 miliardë euro investitorëve të cilët i gënjeu.

Biznesmeni Roja kohë më parë paralajmëroi investime të mëdha në Maqedoni, komplekse ekskluzive në Ohër. Ai po ashtu bleu pjesë të tokës të agrokombinatit më të madh Xhumajlija dhe paralajmëroi investim më vlerë 211 milion euro. Ne 18 muajt e parë ai duhej të sjellë 8 mijë koka lopë, e për tre vite ky numër duhet të bëhej 20 mijë.

Në qumështoren që ai do ta ndërtojë, në kontratë shkruan se në ditë do të duhet të prodhojë 80 litra qumësht. Toka i është ndarë nën koncesion me afat prej 15 vitesh, kurse për punën ai do të duhet t’i paguaj shtetit 121 mijë euro në vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button