Përsëri flet Memedi për ngjarjet e fundit në RDK, ja çfarë thotë

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Vesel Memedi sot në një pres konferencë ka pohuar se brenda këtyre ditëve për herë të tretë është duke ju drejtuar, enkas për zhvillimet dhe ngjarjet brenda subjektit politik të cilin ai e udhëheq.

LEXO: Ja se çfarë thotë Sela për përçarjet në RDK
LEXO: Këshillë vëllazërore organizatorëve të puçit dhe anëtarsisë së gjërë dhe simpatizantëve të RDK-së
LEXO: Kryesia e ngushtë e RDK me letër të hapur sqaron iniciativën për shkarkimin e Vesel Memedit
LEXO: Ja se çfarë thotë Memedi për iniciativën e shkarkimit të tij
LEXO: Rufi Osmani: Ja e vërteta përbrenda RDK-së, jam jashtë konfrontimeve të brendshme
LEXO: Lëvizja BESA flet për zhvillimet e fundit në RDK

Ja deklarata e plotë e Veselit:

Brenda këtyre ditëve ju drejtohem për herë të tretë me ketë konferencë për shtyp, enkas për zhvillimet dhe ngjarjet brenda subjektit politik të cilin unë e udhëheq RDK-në.

Jeni dëshmitarë të gjallë që para disa ditëve një grup prej 4-5- personash të kryesisë qendrore të RDK-se, lëshuan një lajm që e befasoi opinionin shqiptar, sidomos anëtarësinë e respektuar të RDK-së dhe simpatizantët e saj, dhe gjithë Aleancën për shqiptarët. Lajmi ishte se të dielën me datë 12.03.2016, shkarkohet Vesel Memedi dhe ngarkohet Fadil Zendeli, ku vet lajmi ishte edhe qesharak por më tepër i ngjante një lojë fëmijësh.

Personalisht Unë si kryetar legal dhe legjitim i këtij subjekti i zgjedhur dhe i votuar në mënyrë demokratike në momentet më të vështira të këtij subjekti, duke marrë parasyshë pikë së pari përgjegjësinë dhe seriozitetin me të cilin kam pranuar që të udhëheq me këtë subjekt politik,  me të njëjtin përkushtim dhe sinqeritet dy herë u paraqita përpara opinionit për të qetësuar gjakrat  dhe për të mos lejuar që situata të del nga kontrolli dhe dikush të pësojë rëndë nga kjo mjegull e krijuar nga projektuesit dhe realizuesit  puçist-komplotist brenda RDK-së, që morën mbi vete të realizojnë  agjendën e një subjekti tjetër politik brenda RDK-së.

Në paraqitjet e mia publike isha direkt dhe i paluhatshëm se kjo është një lojë e 4-5 personave, iniciuar nga ish kryetari i RDK-së, dhe në fund tërhiqet nga kjo lojë kur kupton seriozitetin e Vesel Memedit që në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që dikush të merr guxim të manipulojë në emër të RDK-së. Po ashtu isha direkt kur ju thash se këta njerëz duan të realizojnë agjendën e një subjekti tjetër brenda RDK-së, por nuk u futa në detaje në akuza duke marrë parasysh se personat e involvuar në këtë lojë të fëlliqur do të kuptojnë peshën, rëndësinë dhe rrezikun me lojën ndaj ndjenjave të anëtarësisë së gjerë dhe simpatizantëve të RDK-së. Kisha një bindje  se këta persona do ta kuptojnë mesazhin, dhe në qetësi do të tërhiqen nga kurthi në të cilën kanë futur veten, dhe në të njëjtën kohë  kërkova nga anëtarësia e gjerë dhe simpatizantët e RDK-së që të ruajnë qetësinë dhe të mos marrin asnjë hap të dhunshëm në emrin tim, me bindje të plotë se faktet, argumentet, dhe e vërteta  do ta qetëson dhe do të kënaq gjithë partinë e RDK-së dhe simpatizantët e saj, dhe do të jetë një mësim për të gjithë se nuk guxon të luhet me besimin e njerëzve, sidomos të atyre qe janë të sinqertë dhe të devotshëm për të dhënë kontributin e tyre brenda një subjekti politik.

Së pari, ky grup prej 4-5 vetave kanë manipuluar skajmërisht me grumbullimin e nënshkrimeve të Kuvendarëve për shkarkimin e Kryetarit të RDK-së, duke falsifikuar nënshkrime. Gjithashtu këta puçist-komplotist kanë manipuluar me Kuvendarët duke kërkuar që në këtë listë të nënshkruhen edhe Kuvendarë që nuk janë më Kuvendarë sepse të njëjtit janë zëvendësuar në mbledhje paraprake të Kuvendit Qendrore, ku edhe vetë këta puçist-komplotist kanë votuar. Dokumentet e këtyre zëvendësimeve janë të arkivuar nga zyrtarët e RDK-së, dhe këto zëvendësime të Kuvendarëve janë çështje të brendshme, dhe fare nuk janë të rëndësishme për organet gjyqësore. Me këtë manipulim jo vetëm që keni manipuluar Kuvendarët, por keni future veten tuaj në kurth, dhe organet gjyqësore ku edhe keni marrë dokumentet zyrtare, me çka ju dhe organet gjyqësore do të mbani llogari. Në të njëjtën kohë, këta puçist-komplotist kanë pasur plan që ditën e diel, 13.03.2016, para se të shkarkojnë kryetarin aktual legjitim, të bëjnë edhe zëvendësimin e disa anëtarëve të Kuvendit Qendror, me qëllim që të jenë të sigurt për kuorumin për shkarkimin e kryetarit legjitim Vesel Memedi. Me një fjalë, këta puçist-komplotist kanë manipuluar tërësisht me anëtarët e ndershëm dhe besnik të Kuvendit Qendror të RDK-së.

Së dyti, nga dashamirët e RDK-së dhe njerëzit besnik të cilët nuk pranojnë në asnjë mënyrë  të tradhtojnë besimin e askujt dje pas dite më ofruan informacione dhe materiale të besueshme që më bënë të njohur si dita me diell, të vërtetën e kësaj loje që ishte kurdisur për të luajtur mbi fytyrën, dinjitetin tim dhe mbi kurrizin e simpatizantëve të gjerë të RDK-së.

Deklarova publikisht se prapa këtij skenari të errët qëndron ish kryetari i RDK-së dhe ajo u vërtetua dhe këta fakte do i ndaj me ju, por përshëndes tërheqjen e ish kryetarit të RDK-së pasi pa seriozitetin e punës.

Së treti, në deklaratën time kisha përmendur se mua nuk më ka zgjedhur anëtarësia e BESËS prandaj edhe nuk përgjigjem përpara anëtarësisë së saj. Unë përfaqësoj subjektin politik të RDK-së anëtarësinë e gjerë të saj dhe simpatizantët e saj dhe me  besnikëri i shërbej kësaj anëtarësie. Një gjë e tillë kërkohet nga gjithë anëtarët e kryesisë së RDK-së që këtij elektorati dhe kësaj anëtarësie të i shërbejnë me të njëjtin sinqeritet dhe besnikëri, prandaj më duhet të veçoj sekretarin e RDK-së z. Zenun Ismaili, nga faktet që më janë ofruar, gjatë tërë kohës i ka shërbyer me përkushtim Lëvizjes Besa, i cili për të gjitha rrjedhat brenda RDK-së ka pasur guximin të më dezinformon mua si kryetar i partisë, dhe të informon Lëvizjen Besa mbi të gjitha rrjedhat brenda RDK-së. Duke pasur parasysh deklarimet e mia publike se nuk jam i gatshëm që të bashkëpunojë me një Lëvizje e cila ka zgjedhur si platformë të pashkruar metodën e përçmimit, nënçmimit, dhe degradimit të personalitetit të atyre të cilët mendojnë ndryshe nga platforma e tyre.

E gjithë kjo lojë ishte e projektuar dhe e adresuar kundër personalitetit tim, por si ekzekutorë të kësaj loje u zgjodhën këta persona: Zenun Ismaili, Artan Dika, Binas Pajaziti, dhe i vet kandiduari për kryetarë Fadil Zendeli.

E respektuara anëtarësi e RDK-së, për projektimin, zhvillimin, dhe ekzekutimin e kësaj loje, nga materialet e ofruara nga njerëz besnik të partisë, do të ju ofroj vetëm disa fakte, që të çlirohet anëtarësia e gjerë nga ky akt i tentim-përçarjes dhe aktorët e kësaj loje të marrin mesazhin e duhur, dhe të kërkojnë zgjidhje për veten e tyre.

Në fund, Unë Vesel Memedi deklarojë publikisht se jam, dhe mbetem Kryetar i RDK-së deri në Kongresin e ardhshëm, ku anëtarësia e gjerë do ta thotë fjalën e fundit.

Të gjitha tentimet e këtyre 4-5 personave për të vazhduar lojën e tyre të mëtutjeshme, ua bëjë me dije se e kanë suspenduar veten e tyre nga e drejta juridike për të ftuar, mbajtur, dhe sjellë vendime të paligjshme. Për ballafaqimin e tyre me anëtarësinë e gjerë të RDK-së, pas kësaj konference nuk mbajë kurrfarë përgjegjësie, sepse nëse dikush i jep të drejtë vetes që të zhvillon lojëra të këtilla në emrin e një subjekti serioz, dhe në emër të anëtarësisë dhe simpatizantëve të shumtë të RDK-së, është shumë e logjikshme që të ballafaqohet edhe me mllefin e madh të grumbulluar tek anëtarësia e gjerë për montimin e kësaj loje të ndyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button