Lundrimi i parë i kroçerës më të madhe në botë, 6300 pasagjerë në bord (FOTO)

Lundrimi i parë për ‘Harmony of the Seas’ anija korçerë më e madhe në botë e ndërtuar nga ‘Royal Caribbean’. Jemi në Francë, në Saint Nazaire, kantieri i anijeve STX, ku është ndërtuar gjiganti i detit, e cila ka kushtuar rreth 1 mld euro.

anija1

Shifrat e saj janë të gjitha rekord: 227 mijë tonë kapacitet, 362 metra gjatësi, 47 metra gjerësi, 16 pika për pasagjerët. Do të transportojë më tepër se 6300 pasagjerë me 2200 anëtarë të ekuipazhit; në ofertat e saj, 42 suita të mëdha.

anija2

Anija do të niset me 500 pasagjerë në bord, kryesisht anëtarë të ardhshëm të ekuipazhit, drejtues e teknikë të agjencisë që kanë marrë pjesë në ndërtimin e saj për një lundrim provë që do të zgjasë deri të dielën.

anija3

Testi i radhës do të jetë në fund të prillit. Gjatë 2016, ‘ Harmony of the Seas’ do të lundrojë edhe në detin Mesdhe.

anija4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button