Plagjiatura nuk ka vend në gazetari!

[Recension:  LR-PDSH ka disa pyetje për Sadullah Durakun!]

Gazetari ka të drejtë të thirret në burime të mediave tjera, mirëpo jo duke i përvetësuar ato dhe duke bërë plagjiat. Teksti që po recensojmë transmetohet si vepër e portalit në fjalë, por që në fakt është kopje e plotë me një ndryshim të vetëm në titull.

Lëvizja për Reforma në PDSH dega Kumanova, ka reaguar ndaj veprimeve të kryetarit të Komunës së Likovës Sadulla Duraku.
“Është për të ardhur keq, që në kohë reshjesh dhe fatkeqësish natyrore, likovasit duhet të drejtohen për ndihmë te një kryetar komune si Sadulla Duraku, të cilit nuk i interesojnë as fatkeqësitë, as mbrojtja nga to, as halli i likovasve”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Ky tekst, autori i të cilit nuk dihet, bie në kundërshtim të plotë me Kodin etik, neni 12 i të cilit përkufizon në mënyrë decide se: “Plagjiatura është e papranueshme”. Paragrafet 1,2 dhe 3 të nenit 12, saktësojnë:
– Mosrespektimi i të drejtave të autorit vlersëohet si shkelje e rëndë e rregullave të etikës.
– Nesë informacioni është marrë ose parafrazuar nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën do të trajtohet si plagjiator, e jo për gazetar.
– Nëse për tesktin apo kontributin janë angazhuar më shumë gazetar ose bashkëpuntorë kjo duhet të saktësohet.

LR PDSH ka disa pyetje për Sadullah Durakun screenshiotLinku deri te artikulli origjinal: “LR-PDSH ka disa pyetje për Sadullah Durakun!”
Data dhe koha e publikimit: 09.03.2016
Data e recensionit: 09.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Teksti është i kopjuar nga portali (portalb.mk) i cili përmendet në paragrafin në vijim dhe të drejtat autoriale i takojnë autorit të nënshkruar në këtë tekst. Pavarësisht kësaj, autori ka vendosur që në fund të tekstit, “veprën” ta finalizojë me bindjen se është vepër e redaksisë së cilës i takon.

Ata e porosisin Sadullah Durakun, që t’a lër filozofinë dhe deklaratat “pa kripë” dhe urgjentisht të del në rrugët e fshatrave të komunës së Likovës që t’i pyet likovasit për ndihmën që ju duhet.
Portalb ka kontaktuar me Sadullah Durakun rreth pyetjeve në adresë të tij, por ai ka thënë se nuk do t’i komentojë akuzat ndaj tij. Ai tha se populli e vlerëson më mirë gjendjen, dhe se dega e partisë do të dalë me qëndrim gjatë ditës. /Telegrafi/

Në fakt, lexuesit të cilët nuk e kuptojnë punën e gazetarisë profesionale dhe që ne si rencesues e kemi për detyrë t’ia shpjegojmë, duhet të ken njohuri mbi fenomenin gazetari e portaleve, gazetari kjo e cila në 90% të rasteve funksionon jashtë normave të gazetarisë profesionale dhe mbi parimin e plagjiaturës dhe kopjimit të teksteve nga mediat kryesisht profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button