Kopeja pa çoban

Motër,

Ujku bani mik çakallin,

E etja i ka marrë,

Mijëra tufa delesh,

I prihën pas qorrazi përqorit t’vet.

Si parazitë qe ushqehen me pirjën e gjakut,

E tufa bahet ithtar,

E ecin vazhdën e gjurmeve,

T’gjaktoreve ma t’mdhej,

Ata me shpirtin e pastër,

T’pa njollosun,

Bahën viktimë e një dredhie,

Qe u kurdiset,

Pa ia pas haberin,

Se ujku me çakallin kanë veshë

Petkun e gjahut,

E kanë dalë ti bajnë lajka,

Tufës,

Me e zanë tufën n’çark,

E me ja pi tanë gjakun,

Ama dy fjalë t’urta thonë,

Ujku qimën e ndrron,

Por zakonin nuk e harron,

Po nëse do ta zhdukësh t’keqën,

Shkulja rrënjët.

Motër,

Fjalët m’janë shpeshtu,

Ma mirë,

Se populli asht i varfun,

Kur fjalët bahën

Simfoni heshtjeje,

E heshtja bahet mik,

I atij ma t’madhit,

Që dot s’ngihet me epërsi,

E kur fjala t’takon t’vërtetën,

Atëherë fjala i bahët armik,

Për vdekje.

E kur qielli takon tokën,

Fjala bahët mbret,

E heshtja përulje.

Liria s’asht lëmoshë,

Per tu dhanë,

Ajo asht brumosje,

e mendjës tande,

e zemnës tande,

Për tu shpreh.

Motër,

Kopeja ka mbetë pa çoban,

Ujku asht tu u na vë pas.

Autore: Sara Emini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button