Rusia i premton mbështetje Serbisë në pretendimet e saj ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se ai ka marrë sigurinë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, se Moska zyrtare do të vazhdojë ta mbështes Serbinë në pretendimet e saj ndaj Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Putin e ka thënë qartë se Serbia mund të llogarisë në Rusinë për mbështetje kudo që Serbia po mbron integritetin territorial dhe pavarësinë e saj, sidomos në Kosovë”, ka thënë Nikoliq pas takimit me Putinin në Moskë.

Serbia llogaritë në mbështetjen e Rusisë edhe në luftën diplomatike për ta parandaluar Kosovën që t’i bashkohet Kombeve të Bashkuara.

Putin dhe Nikoliq gjithashtu kanë diskutuar marrëveshjen e nënshkruar tash rishtazi mes Serbisë e NATO-s, e cila lejon personelin e kësaj të fundit të ketë një prezencë në Serbi.

Nikoliq tha se marrëveshja ka të bëjë kryesisht që trupat e NATO-s të shkatërrojnë ca rezerva armësh. Ai deklaroi se Rusia nuk është alarmuar nga kjo marrëveshje dhe se “Putini tha se e kupton çfarë ne kemi nënshkruar”.

Kjo vizitë e Nikoliqit në Moskë erdhi pasi që Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po bënë reforma me qëllim të afrimit të Serbisë drejt Bashkimit Europian.

Nikoliq është një politikan pro-rus dhe këtë e ka shfaqur gjithmonë hapur. Ai shpesh ka folur kundër afrimit të tepërt të Serbisë me NATO-n e BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button