Rozhajë: Atje ku gjuha shqipe dhe shqiptarët po zhduken

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shënoi edhe sivjet 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, këtë datë të rëndësishme për arsimin shqip.

Me synimin për të qenë të pranishëm në çdo trevë ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi dhe në çdo shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, Komisioni për Arsim dhe Përdorimin Zyrtar të Gjuhës Shqipe i KKSH-së kishte vendosur që manifestimi i sivjetshëm të zhvillohet në Shkollën fillore në Dacaj, të vetmin institucion arsimor në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës.

Përpos ceremonisë së shënimit të Ditës së Mësuesit, me këtë rast KKSH  dhuroi lektyra shkollore për Bibliotekën e Shkollës fillore në Dacaj, si dhe Abetaren mbarëkombëtare për nxënësit e kësaj shkolle.

Rozhaja por edhe vise tjera të shqiptarëve në Mal të Zi janë në rrugën e pakthim të asimilimit dhe emigrimit.

Për ilustrim të situates alarmante të shqiptarëve në Rozhajë do të marrim për bazë një statistikë tyrke (1908 – 1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje. Kështu  në Rozhajë kishte gjithsej 17466 banore prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

Sot në Rozhajë sipas statistikave të  regjistrimit të fundit jetojnë rreth 5% shqiptare.

Për një shekull nga 85% e shqiptarëve në Rozhajë kjo shifër ka ra në 5%. Shifrat nuk dojnë komente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button