Partitë politike i ka kapur degjenerimi i skajshëm!

Të dashur miq,

Çështjet që ka hapur Ben Blushi në Shqipëri , në formë të një platforme që kryesisht ka të bëjë me partinë e tij PS-në, janë çështje që duhet të vlejnë dhe të rishikohen nga të gjitha partitë politike në trojet shqiptare.

Partitë politike janë një organizëm shumë i rëndësishëm në një shoqëri, janë po ashtu forume me rol ndikimi në kolonën e demokracisë të një vendi. Prandaj është domosdoshmëri që ata të funksionojnë me demokraci të brendshme, me respektim të rregullave, dokumenteve partiake dhe ligjeve. Opinionin në trojet shqiptare si duket e ka mbërthyer mendimi se partitë politike i ka kapur degjenerimi i skajshëm.

Funksionimi dhe demokracia e brendshme në to nuk duhet të jetë ekskluzivisht si çështje e brendshme e tyre , por ajo duhet të jetë çështje e gjithë qytetarëve. Demokracia e brendshme në to, mënyra e financimit të tyre, forma e vendosjes dhe shumë çka tjetër ndikojnë në një apo në formë tjetër në mirëqenien e qytetarëve ,funksionimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës. Të dashur miq, shqetësimin e Blushit , ne duhet ta bëjmë tonin, A e dini PSE ? Sepse  “Partitë që shndërrohen në banda dhe kryetar që shndërrohen në kryebandit dhe kryehajdut janë fatkeqësi për demokracinë dhe jetën e qytetarëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button