Besnik Hasi në rrezik

Besnik Hasi mund të shkarkohet nga detyra e trajnerit në Anderlecht.
Besnik Hasi mund të mbetet i papunë nëse Anderlechtit nuk shënon fitore në kampionat kundër Kortrijkut, raportojnë mediat belge.

Anderlechti në tri ndeshjet e fundit kampionale, ka regjistruar dy humbje dhe një barazim. Aktualisht, renditet në pozitën e tretë në tabelë me 52 pikë të mbledhura, nëntë më pak se Club Brugge që është lider.

Kurse, gjiganti belg pësoi humbje edhe në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Europa League nga Shakhtar Donetsku me rezultat 3:1.

Ish anëtari i Kombëtares, mori postin e trajnerit tek Anderlechti në mars të vitit 2014 dhe ka kontratë deri në qershorin e vitit 2017. Por, aventura e Hasit në Anderlechti mund të përfundoj para kohe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button