Mos kërkoni ndihmë: Linja SOS për vetëvrasje është e “shurdhër”

Qytetarët që kanë probleme psikike apo tentojnë të kryejnë vetëvrasje, nuk kanë linjë SOS ku do të mund të drejtohen për ndihmë. Numri 02-3136-400 që u promovua pikërisht për këtë qëllim, nuk funksionon gjegjësisht dëgjohet sinjal, por askush nuk përgjigjet.

“Meta” dje tentoi të merr dikë në linjën SOS për gjendje krize në Klinikën e psikiatrisë. Pas disa orëve cingërimë me këmbëngulje, askush nuk u paraqit në telefon.

Që të marrim vërtetim se numri i telefonit ende është në funksion, përgjigje morëm nga drejtori i Klinikës të psikiatrisë, Antoni Novotni.

Ai as që e dinte numrin ndërsa për më shumë informata na drejtori  për te sekretaresh e tij e cila nuk u përgjigj në thirrjet tona.

Pyetëm edhe një mjeke në Klinikë, por as ajo nuk kishte informacion konkret. Tha se nuk është e sigurt për numrin e ri dhe nëse fare ekziston, por se numri që ne thirrëm nuk është aktiv.

Që të kontrollojmë linjën SOS na nxiti informacioni se rasti me vajzën e re që kreu vetëvrasje në Aerodrom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button