Berlini zyrtar i hedh poshtë akuzat e presidentit Ivanov

Ministria e Brendshme gjermane i ka hedhur poshtë akuzat e presidentit Gjorge Ivanov se nuk ka pasur gatishmëri për shkëmbimin e informacioneve për xhihadistët. Nga qeveria gjermane potencojnë se Maqedonia pranon ndihmë për refugjatët.

Zëdhënësi i Ministrisë s ëBrendshme gjermane i ka hedhur poshtë akuzat e presidentit Gjorge Ivanov se Maqedonia ka dashur shkëmbimin e informatave me Gjermaninë për xhihadistë të dyshuar, por, siç thotë zëdhënësi i MPB-së gjermane, “askush nuk i donte informatat tona”. Në intervistën për gazetën gjermane “Bild”, Ivanov ashpër e kritikon Gjermaninë.

“Ata na thanë, nuk mundemi të bashkëpunojmë me ju, ju jeni vendi i tretë, nuk guxojmë të shkëmbejmë informata”, ka thënë Ivanov për “Bild”.

Sipas zëdhënësit të MPB-së gjermane, i cili gjithashtu është cituar nga agjencitë botërore, akuzat e Ivanovit janë të pakuptueshme, me vet faktin se Maqedonia shkëmben informata përmes autoriteteve policore evropiane (EUROPOL).

Gjithashtu nga Berlini vjenë edhe reagimi rreth deklaratave të presidentit Ivanov, se Maqedonia deri tash nuk ka pranuar para nga Evropa për kriën e refugjatëve.

“Veç më ne paguajmë për gabimet e BE-së, harxhuam 25 milionë euro të tatim paguesve tanë dhe e shpallëm gjendjen e krizës. E çfarë fituam nga Evropa? Asgjë! Asnjë cent!”, ka thënë më tej Ivanov për “Bild”.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Shtefen Zajbert, thotë se Gjermania me angazhimin më të madh punon në stabilizimin e shteteve të Ballkanit perëndimor. Sipas tij, vetëm për Maqedoninë për periudhën 2014-2020 BE-ja ka vënë në dispozicion 66 milionë euro. Përveç kësaj, Maqedonia nga BE-ja ka pranuar 52 miionë euro për krizën e refugjatëve, thotë Zajbert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button