Rrëfimi tronditës i gruas shqiptare që vrau burrin me sëpatë: Më solli një 17-vjeçare në shtëpi

Gazetarja Eni Vasili në librin e saj ka koleksionuar histori nga më të ndryshmet, ku gratë shqiptare rrëfejnë krimin e tyre. Njëra prej tyre, Lule Doçi, e lindur në vitin 1963, në fshatin Cedhi të Kurbinit dhe është banuese në fshatin Karic të Matit është dënuar nga Gjykata e rrethit të Matit me 8 vite burg, si fajtore për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Vendimi u mor në prill të vitit 2012. Sipas vendimit të Gjykatës, Lule Doçi ka vrarë me mjet pune, sëpatë, bashkëshortin e saj, Vladimir Doçi, në nëntor të vitit 2011. Para Gjykatës ajo ka pranuar krimin, duke rrëfyer si shkak tronditjen psikike të shkaktuar nga veprimet e viktimës. Sipas Gjykatës, krimi ka qenë i nxitur për motive xhelozie, për shkak të marrëdhënieve të viktimës me femra.
Një histori rrëqethëse, vuajtje që asnjë femër nuk do donte të përjetonte, humbi vajzën e saj, ia rrëmbeu përroi dhe më pas burrin, të cilin e vrau pasi e preu në besë, e dhunoi një jetë të tërë dhe në fund e braktisi për një gjimnaziste.

Kur ka vënë dorë për herë të parë?

Nuk më kujtohet, por e di që ka ndodhur pas 6 muajve jetë së bashku. Që atëherë kemi pasur mosmarrëveshje. Kisha vjehrrën, që më mbështeste, se ai ishte i ashpër dhe me familjen, ai ka rrahur edhe nënën e tij. Pastaj na hyri në mes edhe xhelozia, unë i kisha sytë vetëm tek ai.

Ti ishe xheloze se të tradhtonte, prandaj ziheshit?

Ishte një arsye dhe xhelozia, se unë kisha lënë familjen time dhe kisha lidhur jetën me të. Për mua ishte shumë e rëndësishme. Po kishte shumë arsye bashkë. Mua më qante fëmija për bukë, ai ikte dhe rrinte dhe tri-­katër ditë pa ardhur në shtëpi. Shkonte nga të kishte qejf, po nuk ka pas pirë, nuk dua të gënjej, as nuk ka vjedh, dy gjëra që nuk i ka pasur kurrë. Por ishte i dhunshëm, besoj nuk ka grua në rreth të Matit që ka vuajtur sa kam vuajtur unë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button