Ja çfarë mendon Eduart Ndocaj për Ilir Metën… (VIDEO)

i ftuar në një emision televiziv të gazetarit Çim Peka, deputeti “Kaubojs” Eduart Ndocaj, ka dhënë opinionin e tij mbi zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare.

Ndër të tjera, “Kaubojsi” i pyetur nga gazetari Peka, ka dhënë edhe një opinion për Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Ja çfarë ka thënë ai:

Çim Peka: Ilir Meta?

Ndocaj: Atë se kam kuptuar kurrë të them të drejtën.

Çim Peka: As zoti Meta se kupton veten por gjithsesi është i suksesshëm.

Ndocaj: Ma more nga goja, por gjithsesi ose është i mirë shumë dhe se kuptoj unë, ose ka hyrë shumë nga pjesa tjetër dhe e kam kuptuar me kohë. Por gjithsesi mendoj se nuk është njeriu pozitiv i politikës shqiptare në të gjitha qeverisjet ku ka marrë pjesë.

Çim Peka: Pra peshorja anon nga negativja?

Ndocaj: Skandalet më të mëdha kanë ndodhur kur ka qenë në qeveri zoti Meta dhe nuk mund të quhen rastësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button