Pas zemërimit në rrjet: Veliaj ia paguan gjobën të moshuarës

Një foto e postuar në një faqe në Facebook ka ngjallur reagime të shumta nga fansat dhe komentuesit.

Një nënë e cila shet në rrugë ka marrë gjobë nga polici bashkiak, i cili si duket nuk është prekur fare nga zonja, e cila mund të ketë dhe moshën e mamasë së tij.

Komentuesit janë shprehur me tone të ashpra duke përcjellë keqardhje për nënën dhe duke mos u kursyer në sharjet dhe ofendimet ndaj policit.

“Kjo nënë ka dale të shesë dy tufa qepë të njoma me idenë që të mbledhë ndonjë lek për të martuar djalin. Po ja se çfarë i bën xhelati i atij që ia ka bërë dasmën e ema kur ai shiste fiq”, shkruan faqja ‘Mediaelire’ krahas fotos që ka postuar.

“Dikush betonizon Tiranën, të tjerë presin pemë, por shkelësja më e madhe e ligjit është në foto…,” shkruan Jeta Osh Qef.

“Pse, kjo është luftë? Ata që merren me drogë dhe armë shpëtojnë, ndërsa gjoba ndaj kësaj nëne do e rregullojë Shqipërinë”, lexohet në një nga komentet e shumta.

Bashkia e Tiranës ka reaguar për këtë rast, duke u justifikuar se tregtarët që vijnë nga jashtë Tiranës, produktet e tyre duhet t’i shesin në tregjet e përcaktuara nga bashkia. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës shton se për këtë grua ishin ankuar banorët e pallatit, hyrjen e të cilit e kishte zënë gruaja me mallrat e saj.

“Duke u nisur nga rasti që po qarkullon së fundi në mediat sociale, mbi aksionin e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave të zëna publike dhe disiplinimin në tregje të posaçme të tregtarëve që shesin në rrugë e trotuare, Bashkia e Tiranës gjen rastin të informojë dhe t’u bëjë edhe një herë thirrje tregtarëve që vijnë nga jashtë Tiranës, që për të tregtuar produktet e tyre të shfrytëzojnë një nga 16 tregjet ekzistuese të bashkisë”, lexohet në njoftimin për shtyp të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që ta shlyejë ai gjobën prej 500 lekësh që Policia Bashkiake vendosi sot ndaj gruas së moshuar.

nena e shkrete

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button