Greqia zhvendos refugjatët e parë në Konicë

Refugjatët e parë po mbërrijnë në afërsi të kufirit Greqi-Shqipëri. Të premten, 100 prej tyre janë vendosur në një kamp provizor, në qytezën e Konicës.

Lajmi është dhënë nga televizioni grek “Mega Channel”.

Refugjatët kanë qëndruar me ditë të tëra në portin e Pireut dhe transferimi i tyre për në Konicë, bën pjesë në aksionin e qeverisë greke për të lehtësuar mbipopullimin në mjediset e portit.

Mbrëmjen e të enjes në Pire ndodheshin rreth 5.000 refugjatë.

Qeveria greke ka kërkuar nga gjithë rajonet administrative të vendit, të raportojnë për mediset që disponojnë dhe që mund të kthehen në qendra të pritjes së refugjatëve.

Por shumica e drejtuesve vendorë janë përgjigjur negativisht, duke thënë se nuk disponojnë mjedise të tilla.

Mes tyre edhe bashkitë e Kosturit dhe Follorinës, që gjithashtu ndodhen pranë kufirit me Shqipërinë.

Në Konicë, refugjatët do të strehohen në çadra ushtarake dhe fillimisht është thënë se do të qëndrojnë aty për një kohë të shkurtër.

Shqipëria shihet si rrugë e mundshme kalimi e tyre për në vendet e Europës, pas mbylljes se kurifit nga ana e Maqedonisë.

Kryeministri Rama ka deklaruar se vendi ynë nuk do t’i hapë dyert, por as do të ngrejë mure për refugjatët, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button