Armando Duka pranon trukimin e ndeshjeve të futbollit në Shqipëri

Gjatë punimeve të Asamblesë së FSHF-së, presidenti Armand Duka, foli edhe për luftën kundër trukimeve. Sipas tij, në krahasim me një vit më parë, dyshimet për ndeshjet e manipuluara janë 100 herë më pak.

“Duhet të evitojmë hedhjen e baltës edhe nga vetë protagonistët e lojës, pasi kjo dëmton imazhin e produktit tonë të përbashkët. Më e rëndësishme është beteja jonë kundër trukimeve. Në krahasim me një vit më parë, dyshimet për trukime janë 100 herë më të vogla”, ka deklaruar Duka.

“Duke e parë realitetin në sy dhe duke u përpjekur t’i luftojmë sa më shumë trukimet, kemi punuar gjatë gjithë kësaj periudhe, në mënyrë që ato të jenë sa më pak të ndjeshme në futboll. Sa i përket këtij fenomeni, mendoj se FSHF-ja po bën një punë të mirë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button