Siri, aviacioni rus bombardon Palmirën, në mesin e të vrarëve edhe civilë

Avionët ushtarakë rusë një javë kanë bombarduar qytetin historik Tedmur (Palmira), në rrethin e Homsit në Siri, i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve lokale, avionët rusë po bombardojnë edhe objektet e vlefshme historike në Palmira. Përveç se nga bombardimet intensive është dëmtuar qyteti historik, midis të vdekurve dhe të plagosurve ka edhe civilë.

Burimet lokale theksojnë se avionët rus kanë dëmtuar kullën e Palmirës dhe se ky është sulmi më i ashpër që kur DAESH-i kishte marrë Palmirën vitin e kaluar.

Në anën tjetër, forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad po përpiqen të hyjnë në qytet nga ana e saj perëndimore. Në përleshjet mes dy palëve, DAESH-i ka shkatërruar disa automjete të ushtrisë siriane.

Qyteti antik Palmira ndodhet pranë zonave të pasura me naftë dhe gaz, në rrugët për në Rakka dhe Deir ez-Zor. DAESH-i mori Palmirën në maj të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button