WhatsApp me shumë tipare të reja

WhatsApp ka prezantuar disa tipare të reja, të cilat bëjnë aplikacionin më të madh në botë për mesazhe, shumë më të mirë.

Në këtë përditësim ka ndryshime të mëdha të reja, ndërsa janë rregulluar edhe disa probleme që ka pasur ky shërbim, transmeton koha.net.

Tani përdoruesit mund të shpërndajnë fotografi edhe nga aplikacionet e jashtme të fotove, si Dropbox, Google Drive dhe Microsoft OneDrive, për aq kohë sa aplikacionet e tyre janë të instaluara në telefon.

Tani gjithashtu mund të shpërndani dokumente, madje edhe nga email, por edhe dokumentet mund të shpërndahen nga Dropbox, Google Drive apo aplikacione të ngjashme.

Videot gjithashtu tani janë përmirësuar, dhe përdoruesit mund të përdorin telefonin e tyre, përderisa video që janë duke shikuar, zvogëlohet dhe rri në maje të telefonit.

Ndërsa me këtë përditësim është rregulluar edhe problemi, që bënte këtë aplikacion që të zinte hapësirë të madhe në iPhonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button