Izairi: Në prill publikojmë ndotësit e Tetovës

Kush janë ndotësit më të mëdhenj të Shkupit dhe Tetovës do të dihet në prill, kur do të mbërrijnë rezultatet nga Austria dhe Finlanda. Cilësia e ajrit do të analizohet edhe në Kërçovë dhe Kavadar, por në laboratori vendore. Ministri i mjedisit jetësorë Nurhan Izairi porositi të parët e komunave t’i kushtojnë vëmendje më të madhe cilësisë së ajrit, por megjithatë pranon se vendi nuk ndan para të mjaftueshme për ajër më të pastër për qytetarët, njofton Alsat M.

Gazifikimi i Maqedonisë mund të kontribuojë për ajër më të pastër, por megjithatë, kjo nuk do të ketë ndikim të madh në një situatë të këtillë, kur sipas një pjese të ambientalistëve në vend, gjithnjë e më shumë po shkatërrohet gjelbërimi dhe gjithnjë e më shumë objekte ndërtohen pikërisht në pjesët më të ndotura të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button