Ky zakon është paralajmëruesi numër një i divorcit

Dr. John Gottman, autor i “The Seven Principles for Making Marriage Work”, 7 parimet që e bëjnë martesën të funksionojë, është një nga terapistët më të njohur të martesave në botë. Ai ka kaluar 40 vjet duke studiuar sjelljen në çift, për të përcaktuar çfarë shkakton me të vërtetë një krisje mes dy njerëzve dhe si ta riparosh atë. Pas shumë kërkimesh, ai ka vënë re një model të çifteve që nuk e vazhdojnë historinë e tyre, duke zbuluar parashikuesin numër një të divoricit. Jeni gati?

Është përçmimi. Është rrotullimi i syve, inati ndaj dikujt i përzierë me një pothuajse neveri, mungesa e   respektit. Shumë nga ju mund ta kenë ndjerë më parë, por edhe nëse e ndieni për partnerin aktual, nuk do të thotë që do të ndaheni. Specialisti Mike McNulty, shpjegon çfarë duhet të dijë çdo çift dhe çfarë duhet të bëjë për ta ndaluar atë, transmeton RevistaClass.

Është normale të mërzitesh me partnerin apo të mos biesh dakord për gjërat, por kur lejon të arrish një shkallë përçmimi apo neverie për të, kjo sipas McNulty bëhet e dëmshme.

Por si të mos arrish aty? Nuk duhet të marrësh vendime kur je në një gjendje që gjaku të buçet në kokë dhe nuk dëgjon asgjë nga nervozizmi. Thjesht lëre për më vonë, kur mund ta dëgjosh tjetrin me qetësi sepse në ato çaste nervozizmi çdo fjalë e tij do të duket e urryeshme. Dhe mos u tremb, fakti që keni dialog ende, qoftë edhe me zë të lartë, është një shenjë më e mirë sesa të mos flisni fare.

Çfarë duhet të kini kujdes?

Ka disa shenja që shfaqin përçmim. Ngritja e shikimit lart ndaj diçkaje që thotë partneri, është një nga mënyrat për ta shprehur përçmimin. “Përveç syve, një shenjë tjetër është ngritja e buzës së sipërme për të bërë një ngërdheshje. Është një shenjë e përgjitshme neverie dhe shfaq një ndjesi superioriteti”, thotë McNulty.

Ndonjëherë shenjat janë më të vogla. “Kur diskutojnë si ta mbajnë shtëpinë në rregull, një partner i thotë tjetrit “në familjen time kujdeseshim më shumë për shtëpinë”. Vazhdimi i pathënë i kësaj fjalie është “sesa në shtëpinë tënde”. Kuptimi: Familja ime është më e mirë sesa jotja.”

McNulty thotë që njerëzit perfeksionistë mund të bihen lehtësisht në këtë kurth.

Çfarë duhet të bësh

Tani që e di cilat janë shenjat dhe sjelljet që çojnë në përçmim ja çfarë duhet të bësh, për ta mbrojtur marrëdhënien nga inati.

Mos bëj shprehje injoruese fytyre dhe komente pasive-agresive.

Ki mendjen te ajo çfarë pret. Njerëzit e idealizojnë partnerin dhe pastaj zhgënjehen. Nuk është faji i askujt që nuk është njeriu që ti ke menduar.

Ktheje çështjen nga vetja. Pyet pse mërzitesh aq shumë nga diçka dhe puno për ta zgjidhur.

Kur dëgjon partnerin në vend që të inatosesh, binde veten të qetësohesh për ta kuptuar.

Kur flet për veten, kujdes që të ankohesh në mënyrë delikate pa fajësuar tjetrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button