OJQ-të: Pa kushte, zgjedhjet duhet të shtyhen

Ngecja e bisedimeve për dalje nga kriza politike ka nxitur shoqërinë civile të kërkojë sërish shtyrje të datës së zgjedhjeve. Përfaqësues të sektorit civil paralajmëruan se do t’u drejtohen institucioneve evropiane, për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor në kushte kur reformat kryesore mbeten pa u përmbushur, njofton Alsat M.

“Dy nga tre pikat e adresuara në letrën e ambasadorëve kanë shënuar regres, nëse marrim parasysh se është adresuar çështja e pastrimit të listës së zgjedhësve edhe pse aty kanë dalë një numër i madh i problemeve. Organizatat qytetare nuk do të rrinë duarkryq. Do të përgatisim një analizë të detajuar, jo vetëm të asaj që është bërë por edhe të asaj që duhet të bëhet që në Maqedoni të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta. Në analizë do të fokusohemi në gjërat thelbësore që duhet bërë e më pas në atë se kur duhet të mbahen zgjedhjet, e cila është dytësore. Nëse edhe këtë herë shtyhet data e zgjedhjeve, që sipas asaj që po ndodh ka hapësirë për një gjë të tillë”, deklaroi Bojan Mariçiç nga Qendra për studime evropiane e Maqedonisë.

Bisedimet për mediat janë anuluar pasi VMRO-ja kundërshton të marr pjesë në negociata me ndërmjetësim të ekspertit belg. Kjo parti kundërshton edhe propozimin e ndërmjetësit Piter Vanhojte edhe pse partitë e tjera LSDM, BDI dhe PDSH, e mbështesin plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button