Çiçakovski: Do të bëjmë çmos që ta pastrojmë Listën Zgjedhore deri më 17 prill

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor do t’i ndërmerr të gjitha aktivitetet që deri më 17 prill ta pastrojë Listën Zgjedhore”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e 20 ambasadave në Klubin e Deputetëve në Shkup, njofton Portalb.

Sipas tij, në seancën e sotme të KSHZ-së, duhet që të gjendet zgjidhje dhe për atë se si do të vërtetohen ankesat e dërguara nga qytetarët.

“Do të gjejmë zgjidhje që t’i vërtetojnë të gjitha adresat e kontestuara që na i dërgojnë qytetarët, ata do të jenë detalisht të vërtetuara dhe do të veprojmë për t’i rregulluar. Në lidhje me vërtetimin në terren, do të vërtetohen vetëm vendet kontestuese”, tha Çiçakovski.

Takimi i sotëm me KSHZ ka qenë me kërkesë të ambasadorëve dhe bashkësisë ndërkombëtare të cilët janë interesuar për atë se deri ku është vërtetimi i kryqëzuar i të dhënave dhe se si do të bëhet vërtetimi në terren për votuesit kontestues. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button