Ujësjellësi në Bogovinë, banorët në protesta (FOTO)

Ka vazhduar edhe sot protesta e banorëve të Bogovinës, kundër menaxhimit nga komuna të ujësjellësit të fshatit. Ata thonë se nuk heqin dorë nga ujësjellësi, gjegjësisht shoqata për menaxhim me ujësjellësin “Ali Munishi” për arsye se financimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit është bërë me vet financim të banorëve, raporton Alsat M.

“Kërkojmë nga kreu i komunës dhe këshilli komunal që të shqyrtojë kërkesën tonë dhe të ulemi bashkërisht të gjejmë një zgjidhje e cila do tejkalonte mos marrëveshjet dhe do i jepte zgjidhje ligjore për problemin e menaxhimit me rrjetin e ujësjellësit Ali Munishi”,tha drejtuesi i këshillit për organizimin e protestave, Vedat Sadiki.

Nga komuna e Bogovinës, nuk kanë komentuar protestën e banorëve, por përmes telefonit janë shprehur se ligji i pushtetit lokal i obligon me një gjë të tillë ashtu sikur edhe në të gjitha komunat.

Ndryshe kjo është protesta e tretë me radhë e organizuar nga banorët e fshatit Bogovinë, të cilët kundërshtojnë komunën, të marr nën kompetenca të saj menaxhimin me sistemin e ujit për pije

tetovo_16

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button