Kur titujt e Nderit humbasin nderin, të mëdhenjtë që kanë refuzuar çmimet

Sophie Marceau, aktorja e “Braveheart” ka treguar guxim duke mos pranuar çmimin më të lartë francez të nderit, Legjionin e Nderit. Aktorja franceze duhet ta merrte nga duart e presidentit Hollande, por si protestë ndaj dhënies së të njëjtit çmim, pak ditë më parë, princit trashëgimtar të Arabisë, Marceau nuk e ka pranuar.

Në Twitter ajo ka shkruar “Legjion  Nderi dhe prerje kokash”, që i referohet qartë nderimit me çmim të princit dhe kryeministrit të Arabisë Saudite, Mohammed ben Nayef, i akuzuar nga opozita e vendit të tij dhe atyre që luftojnë për të drejtat civile për autokraci dhe ligje të padrejta në Arabi, ku dënimi me prerje koke aplikohet me një lehtësi të frikshme.

Nuk është e para që refuzon një çmim të madh, për një kauz më të madhe.

Marlon Brando, Kumbari i refuzimit

Marlon Brando është një nga tre njerëzit që kanë refuzuar (bashkë me Dudley Nichols dhe George C. Scott) dhe ndoshta më i famshmi nga ata të tre. Në vitin 1972 ai u nominua dhe fitoi çmimin e aktorit më të mirë, për rolin te Kumbari, por në vend që të merrte pjesë dhe të pranonte çmimin, ai dërgoi “Puplën e vogël” për të shpjeguar vendimin e tij për ta refuzuar çmimin, për shkak të portretizimit diskriminues nga Hollywood-i të amerikanëve nativë.  Sacheen Littlefeather, që mbajti fjalimin në vend të Brando-s, u mësua më vonë që ishte një indiane e Amerikës me emrin Marie Louise Cruise.

John Cleese dhe Benjamin Zephaniah, jo “fisnikë” për arsye fisnike

Pasi refuzoi “Commander of the British Empire” në vitin 1996, ai pati mundësinë të refuzonte një tjetër titull kalorësiak, knighthood në vitin 1999, që iu ofrua si një titull fisnikërie i përhershëm. Cleese nuk është i vetmi që ka refuzuar sistemin e titujve të fisnikërisë britanike.

Poeti kontrovers Benjamin Zephaniah në 2010-ën, refuzoi  Urdhrin e Perandorisë Britanike. “Nervozohem shumë kur dëgjoj fjalën “perandori”, më kujton skllavërinë, më kujton mijëra vjet brutalitet, më kujton sesi paraardhëset e mia janë përdhunuar dhe paraardhësit keqtrajtuar.”

Jean Paul Sartre, kundër institucioneve, edhe atij të Nobel-it

Arsyeja e Jean-Paul Sartre që refuzoi çmimin Nobel në Letërsi, provon që refuzimi nuk ndodh vetëm kur nuk njeh vlerën e çmimit, por edhe për faktin që ai nuk donte të kthehej në një institucion. Sartre ka pohuar që ai i ka refuzuar gjithmonë çmimet, për këtë arsye, edhe pse ka pranuar që ky çmim ishte një nder i madh. Ai besonte që duke marrë çmimin nga një “institucion i famshëm i kulturës perëndimore”, ai do të merrte anën e Perëndimit në betejën Perëndim-Lindje.

Le Duc Tho

Edhe Le Duc Tho mori vendimin e guximshëm për të refezuar çmimin Nobel për Paqe. Ai u vlerësua me këtë çmim për rolin e tij në Marrëveshjen e Paqes në Paris në vitin 1973, por nuk e pranoi duke thënë që synimi i negociatave ishte paqja në Vietnam, por meqë ajo nuk ishte arritur, as ai nuk donte të vlerësohej, por ka sqaruar që do e pranonte me t’u ulur armët dhe me t’u vendosur paqja në Vietnamin e Jugut.

Axl Rose

Axl Rose ka refuzuar të jetë pjesë e Rock & Roll Hall of Fame, duke thënë që ai nuk ndihej i respektuar në atë mjedis.

Sinead O’Connor

Sinead O’Connor, është këngëtarja e parë që ka refuzuar një Grammy në vitin 1991 dhe sipas saj, e bëri këtë për arsye të komercializimit të këtyre çmimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button