Vetëvendosje: Aktivistët tanë po kidnapohen e më pas po lirohen

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës për  shpalljen e pafajshme të aktivistit të saj, Trim Gashi i akuzuar për sulm ndaj eskortës së kryeministrit Isa Mustafa.

“Aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Trim Gashi, u shpall i pafajshëm në Gjykatë. Trim Gashi u kidnapua nga policia, ashtu siç ky pushtet bën zakonisht me opozitarët, pa i treguar fletarresti dhe pa i lënë kohë të njoftojë familjarët e tij. Ai u arrestua nga policia në mënyrë tinzare, ndërkohë që po mblidhte nënshkrime për peticionin kundër marrëveshjeve kriminale dhe antikushtetuese që ka nënshkruar Isa Mustafa.”

“Data kur Trimi u arrestua ishte 16 tetor 2015. Ai u dërgua në paraburgim, dhe u mbajt në ambiente të burgjeve të ndryshme të Kosovës, deri në datën 25 shkurt 2016, për më shumë se pesë muaj. Pushteti i ngriti Trim Gashit një akuzë të pabazuar, dhe për muaj me radhë eksponentë të pushtetit, servilët kryesorë të Isa Mustafës, përhapnin shpifje se Trim Gashi ka dashur të bëjë atentat. Idiotësia e këtyre shpifjeve ishte evidente, pasi po të kishte vërtetësi në to, Trimi nuk do të ishte duke u angazhuar në një aktivitet tepër publik, siç është mbledhja e nënshkrimeve të qytetarëve, në sheshet e qyteteve të Kosovës.”

“Megjithatë u deshën mbi pesë muaj paraburgim, më saktësisht 132 ditë burg, e mbi 16 ditë arrest shtëpiak, që të vinte ky vendim i drejtë i Gjykatës. Fatkeqësisht Kosova sot është në pozitën e mjerë që gëzohemi kur një Gjykatë e shpall të pafajshmin të pafajshëm. Shpresojmë që të vijë shpejt dita kur edhe i fajshmi të shpallet i fajshëm. Shumë të pafajshëm sot vuajnë vendime të padrejta. Shumë të fajshëm sot gëzojnë lukset e fituara padrejtësisht. Por situata me policinë e gjykatat do të ndryshojë shpejt, kur ta ndryshojmë pushtetin që i ka kthyer në instrumente shtypëse policinë e gjykatat”thuhet në njoftimin e kësaj lëvizjeje.

Poashtu Vetëvendosje kërkon edhe lirimin e aktivistëve të tjerë që janë në burgje, arreste shtëpiake e përndjekje të tjera, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button