FRODEM: Protesta para MPB-së është tentim për të bllokuar veprimet e PSP!

“Protestat para MPB, në të cilat më së shumti marrin pjesë zyrtarë nga institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike janë edhe një dëshmi për partizimin e institucioneve në funksion të mbrojtjes së krimit të kryer nga individë apo shoqëri kriminale”, thuhet në kumtesën e Frontit për Maqedoninë Demokratike ( FRODEM).

Sipas tyre, edhe pse protestat janë gjoja të organizuara për shak të parandalimit të ndërtimit të kryqit në Butel, në fakt paraqesin presion të drejtpërdrejtë mbi policinë për të mos ndihmuar në aksionet e Prokurorisë Speciale për të luftuar krimin!

FRODEM është me qëndrim se në protestat para Ministrisë së Brendshme marrin pjesë zyrtarë në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, dhe kjo është dëshmi e mëtejshme për partizimin e institucioneve për të mbrojtur krimin që është kryer nga individë apo shoqatë kriminale. FRODEM fton të punësuarit për të raportuar mobingun, nëse drejtuesit e tyre duke u bëjnë presion për të shkuar në protesta, si dhe institucionet dhe organizatat për të ndihmuar ata në kundërshimin dhe dëshmitë e tyre. Ata shtojnë se zyrtarët që bëjnë presion për të protestuar kundër institucioneve të tjera duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

Demokratët u bëjnë thirrje anëtarëve të VMRO-DPMNE të mos lejojnë të jenë peng i lidershipit të papërgjegjshëm dhe të kriminalizuar.

“Të pandehurit Janakieski dhe Jankullovska nuk duhet të fshihen pas partisë dhe të bëjnë presion përmes opinionit për pengim të drejtësisë dhe të ushtrojnë presion mbi gjyqësorin dhe Prokurorinë. Anëtarësia e arsyeshme e partisë, me të drejtë duhet të distancohet nga aktivitetet e tilla jomorale. Asnjë nuk i është fajtor Jankullovskës që kabinetin e MPB-së e bëri seli të partisë, se bashkatdhetarët tanë nga Pusteci i quan ‘njerëz të vegjël’, që ka bërë lista për hakmarrje dhe ngjashëm. Kushdo që mbron veprimet e tilla vihet në funksion të sjelljes çnjerëzore dhe të paligjshme. Sjellja e Janakieskit dhe Jankullovskës është rezultat i papjekurisë së tyre, si dhe i nevojës personale për shquarje të panatyrshme të pozicionit të vet atyre dhe komandimit me çdo kusht. Edhe nëse çmimi për këtë janë abuzime të rënda “, njoftoi.

“Simbolet fashiste që u shfaq në megafonët janë edhe një dëshmi tjetër se protestat janë artificiale, me motivim të panatyrshëm dhe se hedhja e themeleve të kryqit, për fat të keq, është vetëm një justifikim! FRODEM dënon fuqishëm këtë simbolikë që shkakton rrënqethje te çdo njeri normal!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button