Ajo ishte këmbëzbathur..

Ajo ishte këmbëzbathur, flokët derdhur mënjanë, 
Mes luleve të varura po rrinte në vetmi,
Andej kur po kaloja mu duk se pashe një zanë, 
Edhe i thashë: “Me mua në fusha do vish ti?”

Ajo atëherë më hodhi vështrimin e fshehtësisë
Që i mbetet bukurisë, me drita dhe me hije.
Edhe unë i thashë: “Tani është muaji i dashurisë,
Me mua a do vish të vëmë në korie?”

Këmbët ajo i fshiu buzë lumit me blerime
Dhe për të dytën herë më pa vasha sydritë.
Kjo shtojzovalle e bukur pastaj ra në mendime,
Thellë, në pyll sa ëmbël këndonin zogjtë atë ditë!

Sa bukur përkëdhelte bregun ujët e gjelbër!
Përmes kallamishtes vasha atëherë shpejt m’u qas,
E bukur dhe e lumtur, e trembur dhe e egër,
Ashtu flokëlëshuar, fytyrë e sy plot gaz..

Poezi nga Victor Hygo

Lajme të ngjashme

Back to top button