Ja se çfarë thotë Sela për përçarjet në RDK

Numri një i Lëvizjes për Reforma –PDSH, Ziadin Sela në deklaratën e tij dhënë Portalb-it thotë se respekton çdo vendim të organeve partiake të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Së fundmi në RDK është ngre një iniciativë për shkarkimin e kryetarit aktual të RDK-së, Vesel Memedi. Kujtojmë se RDK se bashku me LR-PDSH janë pjesë e koalicionit parazgjedhor Aleanca për shqiptarët.

Për rastin në fjalë, Ziadin Sela potencon se janë zhvillime  brenda RDK-së, të cilat ai nuk do që t’i komentoj, për arsye se RDK ka autonominë e vet.

“RDK ka organet partiake. Ata organe kanë të drejtën të marrin vendim dhe si të tilla ne si partner të koalicionit parazgjedhor mund vetëm t’i respektojmë, s’kemi zgjidhje tjetër”, ka thënë për Portalb Sela.

Ja si e komenton Vesel Memedi iniciativën për shkarkimin e tij, me një shkrim drejtuar iniciuesve, apo siç i quan ai “organizatorët e puçit”:

“E vërteta është se në mes meje dhe anëtarëve të kryesisë nuk ka patur dhe nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje, por ekziston një mospajtim apo moszbatim të një urdhri të ish-kryetarit Rufi Osmanit, se Vesel Memedi ose do të pajtohet të bashkëpunon dhe ta shkrinë anëtarsinë e RDK-së në Lëvizjen Besa, ose brenda natës do të shkarkohet. Dhe me sa duket, ju jeni të përcaktuar që amanetit të ish-kryetarit ti shkoni deri në fund”, shkruan mes tjerash Memedi.

Ziadin Sela për Portalb ka komentuar edhe këtë çështje, se vallë kjo mund të jetë tentativë e Lëvizjes Besa për ta dobësuar Aleancën për shqiptarët.

“Përpjekjet e tyre kanë qenë në vazhdimësi të godasin Aleancën për shqiptarët, çdo veprimi politik kanë dashtë t’i bëjnë paralelizma koalicionit mes RDK dhe LR-PDSH, për të cilën ka pasur ofertë edhe Lëvizja Besa që të jetë pjesë e këtij koalicioni. Kur them të bëhen pjesë e këtij koalicioni kanë bërë paralelizma duke dashur që të bëjnë karshillëk Aleancës për shqiptarët, më këshilla mbipartiak- opozitar, tendenca për të marrë edhe parti tjera në kuadër të këtyre këshillave dhe jo koalicione. Të gjitha këto për ta goditur Aleancën e shqiptarëve”, u shpreh për Portalb Sela./Portalb

LEXO: Këshillë vëllazërore organizatorëve të puçit dhe anëtarsisë së gjërë dhe simpatizantëve të RDK-së
LEXO: Kryesia e ngushtë e RDK me letër të hapur sqaron iniciativën për shkarkimin e Vesel Memedit
LEXO: Ja se çfarë thotë Memedi për iniciativën e shkarkimit të tij
LEXO: Rufi Osmani: Ja e vërteta përbrenda RDK-së, jam jashtë konfrontimeve të brendshme
LEXO: Lëvizja BESA flet për zhvillimet e fundit në RDK

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button