Milioneri tregon 4 mënyrat se si të bëheni të pasur

Ka shumë definicione të ndryshme se çfarë do të thotë të jesh i pasur.
Të jesh i pasur është më shumë një gjendje mendore sesa një vlerë monetare.Në të vërtetë, të pasurit mund të jenë të varfër, e të varfrit mund të jenë të pasur.
Si p.sh, një familje me 5 anëtar mund të jetë e lumtur edhe nëse nuk kanë bukë thuajse për të ngrënë.
E ndryshe prej tyre, një familje tjetër prej 5 anëtarëve mund ta kenë shtëpinë me 12 dhoma gjumi, e shujtën më të shijshme në botë, mirëpo mund të kenë mungesë lumturie.
Mirëpo, të jesh i pasur do të thotë t’i kesh të gjitha, të jetë një kombinim i pasurisë me gjendjen e shëndoshë mendore.

E për ta arritur këtë lloj të pasurisë, bashkë me lirinë financiare, paqen personale dhe lumturinë, ju duhet të përkushtoheni tej mase.

1) Bëhuni një “prodhues”
Ju duhet të bëni një ndërrim të madh nga një konsumator në prodhues.Si p.sh, një konsumuar han pica, ndërsa një prodhues i bën picat, konsumatorët i shikojnë filmat, prodhuesit i bëjnë ato etj.
Çdo milioner është edhe prodhues.Vetëm prodhuesit bëhen të pasur.Nëse i studioni milionerët me vëmendje, ju do të vëreni që të gjithë ata ofrojnë produkte apo shërbime për miliona njerëz.
Kur ju adoptoheni me në mentalitet të ‘prodhuesit, atëherë ju do të bëheni të pasur.
2) Sakrifikoni gjithçka
Shumica e njerëzve frikësohen të bëjnë sakrifica pasi që mendojnë se do të humbin ndonjë gjë.
Një nënë beqare nuk e blen një libër 20 dollarë, i cili mund ta ndihmoj atë t’i fitoj 20,000 dollarë.
Ajo është e njëjta nënë që frikësohet nga kjo shumë, mirëpo prapë se prapë ia blen një video-lojë djalit apo vajzës së saj.
Para se të bëheni të pasur, ju njëherë duhet të jeni të varfër.
Ju duhet të jeni të aftë të ballafaqoheni me më të keqen, dhe ta pritni gjithmonë më të mirën.
Më e mira për të sakrifikuar ndonjë gjë, është që herë pas here ta pyetni vetën: “Cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë?”, dhe pastaj “Cila është gjëja më e mirë që mund të ndodhë?”.
Sidoqoftë, ju duhet të jeni të aftë të sakrifikoni gjithçka për tu bërë të pasur, qoftë edhe nëse është dollari juaj i fundit.
3) Bëj vetëm aktivitete të të pasurve
Numri një i vrasjes së mundësisë për tu bërë të pasur, është të qëndrosh në vende të varfërisë.
Shumë njerëz e vendosin veten në vende të varfra, dhe janë të rrethuar nga njerëz të varfër.
“Gjeni për të bërë aktivitete të të pasurve dhe bëni ato. Për mua, në vend se të luaja basketboll, vizitoja shtëpi luksoze dhe vetura luksoze. Kjo ma ka ndryshuar tërë jetën”, thotë autori i këtij shkrimi.
4) Shfrytëzoj talentet tuaja
Çdo njeri e ka një talent të lindur. Disa i kanë më shumë, e disa vetëm një.
Sidoqoftë, ju duhet t’i kultivoni talentet tuaja dhe të futeni në një rreth të njerëzve që të ndihmojnë me këtë gjë.
Gjej talentet tuaja dhe aftësitë, e zhvilloj ato. Sa më shumë që i shfrytëzon talentet tuaja, sa më i lumtur e më i pasur të jesh.
Paratë janë duke u printuar vazhdimisht për ju tani. Paraja është gjëja e cila do të ndihmoj të jesh më shumë vetvetja.
Ndaloni së ‘mbijetuari’ dhe filloni të ‘jetoni’, Ka shumë virtyte që të bëjnë të pasur. Prandaj, bëhuni gati të jetoni në shtëpi më të mira, të vozisni vetura më luksoze etj.
Ju do të fitoni shumë më shumë fuqi kur angazhoheni që të bëheni të pasur!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button