Muslimanët sërish në shënjestër të Trump-it: Nuk mund të pranojmë në këtë vend njerëz që urrejnë SHBA-të

Pretendenti për kandidat republikan për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Donald Trump, i cili më herët kishte bërë disa deklarata islamofobe, kësaj radhe tha se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhen pranuar muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Islami neve na urren. Doemos duhet të jemi vigjilent dhe shumë të kujdesshëm kur është fjala për muslimanët. Nuk mund në këtë vend të pranojmë njerëz që e urrejnë SHBA-në”, tha Trump gjatë një interviste në CNN.

Ai shtoi se kundërshton ata që thonë “luftojmë kundër terrorizmit, e jo kundër muslimanëve”.

“Megjithatë, vështirë është këto të dyja të definohen, meqë nuk di se kush është kush”, tha Trump.

Kandidati i nominuar republikan për garën presidenciale më herët gjatë një fushate bëri thirrje për ndalimin “e plotë dhe të tërësishëm” të hyrjes së muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button