Gjenerali amerikan: Rusia po kthehet në Amerikën Jugore

Rusia është duke bërë përpjeke që të afrohet me ish-aleatët sovjetik në Amerikën Qendrore dhe Jugore në përpjekje për ta ulur ndikimin e SHBA-ve, tha kreu i Komandës Jugore të SHBA-së të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se konkurrentët globalë të SHBA-ve janë duke u përpjekur për të rritur ndikimin e tyre në vendet e hemisferës perëndimore, Admirali, Kurt W. Tidd tha se “shqetësim më të madh paraqet prania e Rusisë”.

“Si pjesë e strategjisë së tyre globale, Rusia përpiqet për të diskredituar besueshmërinë tonë si një partner i besueshëm këtu në rajonin tonë”, tha Tidd.

Ai tha se Rusia po portretizon SHBA-të si “jo të besueshëm” dhe se do të “tërhiqen nga ky rajon i rëndësishëm”, duke shtuar se ringjallja e Moskës në rajon është “jashtëzakonisht e pranishme”.

Rusët gjithashtu po përpiqen për të tregtuar jashtë teknologjinë e tyre ushtarake me çmime konkurruese për të rikthyer ndikimin e Moskës dhe rolin e saj në tregun e mbrojtjes në rajon, tha ai.

‘Rusia është shumë, shumë e pranishme atje, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm për këtë’, tha kreu i Komandës Jugore.

Ish Bashkimi Sovjetik kishte një ndikim të rëndësishëm në rajon, veçanërisht në Venezuelë dhe Kubë. Pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, problemet politike dhe ekonomike detyruan Rusinë të tërhiqet nga skena e Amerikës së Jugut.

Përpjekjet e reja të Rusisë për të pasur terren në Amerikë vijnë pas iniciativës së Washingtonit për t’u pajtuar me Kubën dhe vendet e tjera të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button