Aksident i rëndë në urën “Goce Dellçev”, vetura rri varur mbi lum (FOTO)

Aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në urën “Goce Dellçev” në Shkup, gjegjësisht në afërsi të objektit të Qeverisë së Maqedonisë. Një veturë e zezë e tipit “Fiat Punto”, ka “fluturuar” nga rruga duke u futur në gardhin e urës. Vetura rri e varur mbi lumin Vardar, raporton Portalb.

Sipas policisë, drejtuesi i automobilit është person mashkull 60 vjeçarë, i cili nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, gjegjësisht ka vdekur në vend ngjarje.

“Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:50, fillimisht ka ardhur në ndeshje mes dy automjeteve, “Fiat Punto” dhe “Citroen”, të dy automjetet me targa të Shkupit, që më pas “Punto”, e ka rrokur gardhin e urës dhe njëkohësisht ka mbetur varur mbi urë. Pak më vonë shoferi është tërhequr nga brigada e zjarrfikësve”, njoftojnë nga policia.

Policia po bën ekspertizë në vendin e ngjarjes.

soobrakajka_gd_1

361307-avtomobil-visi-od-mostot-goce-delchev-vozachot-sje-ushte-vnatre

soobrakajka_gd

soobrakajka_gd_3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button