Rrëfim nga burgu: Ja çfarë ndodhi natën e vrasjes së Hajdarit (VIDEO)

Jaho Salihi ka rrëfyer momentin e vrasjes së deputetit Azem Hajdari para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.

Salihi tregon se, Hajdari ndërsa po vinte drejtë makinës ku ndodhej ai bashkë me Fatmir Haklajn, po montonte silenciatorin në pistoletë. Salihi thotë se mes Hajdarit dhe Hakljat nuk ka pasur asnjë shkëmbim fjalë por kanë qëlluar direkt me armë ndaj njëri-tjetrit.

Jaho Salihi: Isha prezent në vrasjen e Azem Hajdarit

Jaho Salihi ka rrëfyer momentet e arrestimit të tij në vitin 2001 në Tropojë. I dënuari për vrasjen e deputetit Azem Hajdari ka pranuar se ka qenë i pranishëm në vrasje, por nuk ka pranuar të flasë.

“Kisha mundësi edhe më ik. Por nuk e bëra. Kisha dhe pistoletë pavarësisht se ata nuk e kanë gjet”, shprehet Salihi në intervistën për “Ora News”.

Ke thënë që nuk flas për vrasjen e Azem Hajfarit nëse nuk vjen në gjyq Sali Berisha. Duket si shkak për të gjet arsye…

Mua kush më ka akuzuar? Sali Berisha! Unë kam emrin e xhaxhai që ka vdekur në 44 në luftën ndaj gjermanit. Natën e ngjarjes i kanë thënë informacion të gabuar dhe ai e tha. Ai del jashtë kontrolli dhe kur del e plas. Unë isha shefi i Policisë. Ishte politike prej fillimi”, tha Salihi.

Edhe gazetari që po intervistonte Salihin, Ylli Rakipi tregoi se edhe ai ka qenë i pranishëm në momentin e vrasjes.

“I kërkova të ulej, por tha se po më pret Fatmira. Pas sekonda më pas… pas tre minutash janë dëgjuar krismat. Isha rastësisht aty”, tha Rakipi.

“Sikur ta dije ti plotësisht të vërtetën…”, tha Salihi ndërsa Rakipi tregonte historinë e tij.

Ja intervista e plotë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button