Tekst “helmues”

[Recension: Dy squka gazetareske, që janë në shërbim për para]

Artikulli më tepër i ngjan muhabetit ndërmjet komshinjve, muhabetit thashetheme se sa tekstit gazetaresk. Në të nuk janë respektuar standardet gazetareske dhe nuk ofrohet asnj fakt që të mbështete pohimet e bëra. Ky tekst “helmues” përdor gjuhë ofenduese, etiketon dhe ka për qëllim që t’i njollosë personat që i ka vënë në “nishan”.

Доказ.Мк Две новинарски квачки кешоварки на услугаLinku deri te artikulli origjinal: Dy squka gazetareske, që janë në shërbim për para

Data dhe koha e publikimit: 03.03.2016

Data e recensionit: 09.03.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

OFENDIM, ETIKETIM, DISKREDITIM

Artikulli është shkruar me një fjalor të pahijshëm, primitiv dhe me urrejtje ndaj dy gazetareve. Ai, sipas konstruksionit të tij nuk plotëson asnjë karakteristikë të zhanreve gazetareske.

E shoh mbrëmë dhe çuditem, Nova TV me reportazh autorial nga Sashka Cvetkovska (shoqe e Borjanit) e pështyn ministrin teknik të MPB-së, Oliver Spasovski për tema banale, piar etj, mirëpo e përmbledh fortë, dhe pas kësaj bisedojnë të gjithë rreth tyre, e poashtu edhe ajo tjetra që është e dhënë pas keshit, të cilën e njoh më gjatë, Meri Jordanovska, e cila është anëtare në Këshillin e nderit, e përndryshe punon për një rrjet spiunësh të quajtur BIRN, dhe nuk e kam të qartë kush i pagoi këto dy squka që ta sulmojnë Oliverin, i cili, lartë-poshtë, tregoi se është në nivel të detyrës dhe në kushte t vështria mbijeton dhe funksionon. Më qesharake është ajo se këto dy gazetare që thithin barishte krekosen se janë gazetare serioze, mirëpo me këtë tekst u tregua dhe u dëshmu se punojnë për kuzhinat e rrugës së Bihaqit (ku gjendet selia e LSDM-së, v.p.) ose për pushtetin, tjetër sqarim nuk ka, dikujt i ka penguar Oliveri dhe këto përpiqen ta nënçmojnë.

Ky publikim në shikim të parë i përngjan një përzierje të shënimit, komentit dhe kolumnës. Mirëpo, edhe në këto tekste informata e publikuara duhet të mbështeten  fakte. Në zhanret e përmendura gazetareske lejohet të përdoret një gjuhë pak më e lir, madje dhe gjuhë e zhargoneve. Megjithatë, kjo nuk nënkupton etiketim, ofendim dhe publikim të informatave të paverifikuara dhe të pambështetura. Kjo është në kundërshtim me standardet еtike dhe profesionale dhe është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve.

JANË SHKELUR GJASHTË NENE TË KODIT

Me këtë tekst janë shkelur gjashtë nene të Kodit, edhe atë nenet 1, 10, 11, 13, 15 dhe 16, të cilat parashohin: publikimin e informatave të sakta, të verifikuara të cilat nuk do të fshehin të dhëna thelbësore, respektimin e standardeve shoqërore të pranuara të gjerësisht të njerëzisë, bërjen e dallimit ndërmjet fakteve dhe mendimeve, lajmit dhe komentit, kultivimin e kulturës së gjuhës dhe të etikës, si dhe ruajtjen e dinjitetit dhe autoritetit të profesionit të gazetarit dhe mospërdorim të medies për qërim të hesapeve me njerëzit, duke i përfshirë edhe kolegët e tyre, të cilët kanë qëndrime të ndryshme.

Termet: “squka”, “që janë në shërbim për para”, “thithin barishte”, “rrjet spiunësh”, janë përdorur për diskreditmin e njerëzve dhe të organizatave për të cilat punojnë. Me to aludohet se personat e përmendur e (keq)përdorin profesionin për profit personal dhe se janë përdoruese të marihuanës, dhe etiketimi i këtillë bëhet që të dëmtohet autoriteti i këtyre dy gazetareve.

Artikulli është i njëanshëm dhe spinues, i përgatitur me qëllim që të krijojë pasqyrë të gabuar te lexuesit për personat që sulmohen. Njëkohësisht, kjo përmbajtje mediatike është e vështirë për t’u lexuar për shkak të fjalive tepër të gjata, të parregulluara dhe konfuze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button