Rita Ora flet për kohën kur ishte refugjate, kërkon përkrahje për sirianët

Rita Ora, ka folur haptazi për “racizmin dhe indiferencën” me të cilën familja e saj është përballë gjatë kohës kur ishin refugjatë, duke bërë thirrje shumë emocionale që të ndihmohen viktimat e krizës në Siri.

Këngëtarja 25 vjeçare shkruan gazeta britanike The Sun, është detyruar që të largohet nga vendlindja e saj Kosova me familjen e vet, kur ishte 1 vjeçare në mënyrë që t’i ikte persekutimit etnik.

Ndërsa tani Rita po u bën thirrje shteteve që të tregojnë mëshirë dhe kujdes për refugjatët që ikin nga Lufta Civile në Siri.

“Fjala refugjat ka shumë paragjykime nga pas, dhe jo çdokush është rehat me të pasurit refugjatë në vendin e vet. Disa njerëz bëjnë gjykime negative në emigrantët dhe i mbyllin sytë karshi tyre. Mirëpo ardhjen e tyre në Europë, e shoh si mundësi për të gjithë ne që t’i ndihmojnë njerëzit në një kohë kur ata kanë nevojë. Familja ime refugjate është përballë me dy çështje: me racizmin dhe indiferencën”, ka thënë Rita, transmeton Klan Kosova.

family_2732537a

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button