Japonia kujton viktimat e cunamit
Japonia shënon përvjetorin e pestë të tërmetit që shkaktoi cunamin që la më shumë se 18 mijë persona.
Kryeministri Shinzo Abe dhe Perandori Akihito po ndjekin një memorial në Tokio, dhe morrën pjesë në një minutë mbarëkombëtare të heshtjes në orën e saktë kur ndodhi tërmeti prej 9 shkallë të Rihterit, përcjellë Klan Kosova.
Ky cunami shkaktoi katastrofën më të keqe bërthamore në botë në uzinën bërthamore Fukushima, që nga ajo e Çernobilit .
Pas kësaj fatkeqësie pati edhe rrezatim në këtë zonë gjë që bëri që mbi 160 mijë persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre.