Rrëshqitje e dheut në Stracin, shembje në disa akse rrugore

­ Në aksin rrugor Kumanovë ­ Kriva Pallankë në fshatin Stracin ka rrëshqitje dhe është zënë njëra korsi e rrugës. Ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” janë duke punuar në pastrimin e rrugës dhe normalizimin e komunikacionit. Lidhja Automote e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme dhe ndjekjen e sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Paraprakisht, LAMM njoftoi se komunikacioni është në ndërprerje në aksin Koçan ­ Dellçevë për shkak të shembjeve, ndërsa si rrugë alternative mund të shfrytëzohet aksi Vinicë ­ Smojmirovë ­ Dellçevë. Prej orës 17:00 dje në ndërprerje është edhe rruga nga f.Pollogu i Poshtëm para lumit të Koçanit për shkak gropimit në aks dhe është bërë kanal për dërgimin e ujit atmosferik nga reshjet e shiut.

Shembje ka në rrugën Berovë ­ Vinicë dhe atje komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi, ndërsa në udhëkryqin e Viniçkës midis fshatrave Istibanja dhe Kalimanc është bllokuar komunikacioni në dy akset dhe është orientuar përmes Vinicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button