Arrestohet serbi që u akuzua për krime lufte në Kosovë

Shtetasi i Serbisë Zoran Vukotiq (45 vjeç )është arrestuar në Nikshiq, Mal i Zi.

Arrestimi është bërë në bazë të fletë arrestit ë Interpolit, përcjell lajmin e medieve malazeze rtv, transmeton Koha.net.Fletë arrestin për Vukotiqin e kishte shpallur UNMIK.

Ai akuzohet për vepra penale, krime lufte kundër popullatës civile.Vukotiq dyshohet se në vitin 1999 në Vushtrri vrau tre shqiptarë.

Pas arrestimit Vukotiq do të vendoset në burgun ekstradues e procesi kundër tij do të zhvillohet në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button